PRO Consulting

Partneri juaj për kontabilitet
PRO Consulting

Tek PRO Consulting ju merrni këshilla të pavarura dhe zgjidhje të personalizuara në fushat e sigurimeve, financimit, pasurive të paluajtshme dhe konsulencës biznesore – të gjitha nga një burim i vetëm.

15+

Vite përvoje

400+

Klient të kënaqur

100%

Këshilla të pavarura

PRO CONSULTING

Përgjatë viteve, PRO CONSULTING ka ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët e saj, duke u bazuar në transparencë, korrektësi dhe profesionalizëm. Çdo klient trajtohet me qasje individuale, duke analizuar nevojat specifike dhe duke ofruar zgjidhje të përshtatura sipas veprimtarisë së tij.

Ne ndjekim vazhdimisht ndryshimet ligjore dhe fiskale, në mënyrë që klientët tanë të jenë gjithmonë në përputhje me rregulloret në fuqi dhe të shmangin rreziqet e panevojshme financiare. Qasja jonë është praktike, e qartë dhe e orientuar drejt rezultateve konkrete.

Qoftë për biznese të reja apo për ndërmarrje ekzistuese, PRO CONSULTING ofron mbështetje të plotë që nga hapat e parë e deri te zhvillimi dhe zgjerimi i aktivitetit. Synimi ynë është të jemi një pikë e sigurt referimi për çdo vendim financiar dhe strategjik të klientëve tanë.

Misioni ynë është të ofrojmë shërbime cilësore, të sakta dhe konfidenciale, duke ndihmuar bizneset të rriten dhe të përmbushin obligimet ligjore dhe financiare.

Pyetje të shpeshta

PRO CONSULTING ofron shërbime të plota financiare, kontabiliteti dhe konsulence për biznese dhe individë. Ne kujdesemi për:

  • Menaxhimin e plotë të kontabilitetit

  • Këshillime tatimore dhe financiare

  • Përgatitje të raporteve dhe pasqyrave financiare

  • Regjistrim, likuidim dhe falimentim të ndërmarrjeve

  • Përpilim të planeve të biznesit dhe studimeve të fizibilitetit

  • Audit të brendshëm dhe të jashtëm

  • Aplikime për projekte dhe grante vendore dhe ndërkombëtare

Qëllimi ynë është që klientët tanë të fokusohen në biznesin e tyre, ndërsa ne merremi me pjesën financiare dhe ligjore.

Duke bashkëpunuar me PRO CONSULTING, përfitoni:

  •  Mbi 15 vite përvojë profesionale

  •  Staf të kualifikuar dhe të besueshëm

  •  Zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të biznesit

  •  Saktësi, korrektësi dhe konfidencialitet maksimal

  •  Njohuri të përditësuara me ligjet dhe rregulloret financiare

Ne punojmë me standarde të larta profesionale për të garantuar siguri dhe stabilitet financiar për klientët tanë.

Klientët tanë përfitojnë:

  • Ulje të rrezikut financiar dhe tatimor

  • Kursim kohe dhe burimesh

  • Vendimmarrje më të sigurt financiare

  • Mbështetje të vazhdueshme profesionale

  • Rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit

Me PRO CONSULTING, ju keni një partner afatgjatë që mendon për interesin tuaj financiar.

Procesi ynë i punës është i thjeshtë dhe transparent:

  • Kontakti fillestar dhe konsultë paraprake
  • Analiza e nevojave të klientit
  • Propozimi i zgjidhjeve dhe shërbimeve
  • Nënshkrimi i marrëveshjes
  • Zbatimi profesional dhe raportimi i vazhdueshëm


Ne qëndrojmë gjithmonë në komunikim me klientin për transparencë dhe besim maksimal.

Qëllimi ynë i përbashkët – konsulencë strategjike për kompaninë tuaj

Shërbime gjithëpërfshirëse financiare

Nga sigurimet te konsulenca biznesore – ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për qëllimet tuaja financiare.

Kontabilitet & Tatime

Shërbime të kontabilitetit

Këshillime tatimore

Përgatitje të raporteve financiare

Konsulencë Biznesi

Shërbime konsultative

Përpilim i planeve të biznesit

Përpilim i studimeve të fizibilitetit

Regjistrim & Menaxhim Ndërmarrjesh

Regjistrim i ndërmarrjeve

Likuidim i ndërmarrjeve

Falimentim i ndërmarrjeve

Audit & Ekspertizë

Ekspertizë juridike financiare

Shërbime të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm

Analizë dhe vlerësim i rrezikut financiar dhe operacional

Projekte & Grante

Kryejmë aplikime për projekte dhe grante të financuara nga:

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Agjencioni për Investime të Huaja

Ministria e Ekonomisë

IPA Fonde

Administrim i pagave dhe burimeve njerëzore

Përgatitje dhe përllogaritje e pagave

Evidentim i kontributeve dhe tatimeve

Përgatitje e dokumentacionit për punëtorët

Raportime mujore për institucionet përkatëse

Këshillim lidhur me marrëdhëniet e punës

Na kontaktoni për konsultë profesionale dhe zgjidhje financiare të personalizuara për biznesin tuaj.

Informacione kontakti

Mund të na kontaktoni nëpërmjet kanaleve të mëposhtme